Drejtoria për Standardizim, Përafrim dhe Harmonizim Ligjor

1. Drejtoria për Standardizim, Përafrim dhe Harmonizim Ligjor, është përgjegjëse për:
a. Standardizimin ligjor nga aspekti i teknikës ligjore dhe metodologjisë unike për të gjitha projektligjet që propozohen për shqyrtim dhe miratim në Kuvend;
b. Standardizimin gjuhësor (përkthimin e saktë) të teksteve në gjuhën shqipe, serbe dhe angleze të projektligjeve të propozuara për shqyrtim dhe miratim në Kuvend;
c. Harmonizimin e tekstit përfundimtar të ligjit, duke përfshirë standardizimin ligjor nga aspekti i teknikës ligjore dhe metodologjisë unike;
d. Hartimin e raporteve preliminare për projektligjet si organ parësor përgjegjës në bashkëpunim me dy Drejtori tjera përkatëse, në Drejtorinë e Përgjithshme për Çështje Ligjore dhe Procedurale;
e. Ofrimin e mbështetjes për hartim të legjislacionit dhe për hartimin e amendamenteve përmes rekomandimeve të dhëna në raportin preliminar;
f. Ofrimin e mbështetjes profesionale në përafrimin e projektligjeve dhe amendamenteve të propozuara nga komisionet parlamentare, me qasje për t'i përafruar me legjislacionin e BE-së, përkatësisht me "Acquis e BE-së" dhe konventat ndërkombëtare të aplikueshme në Kosovë;
g. Ofrimin e mbështetjes për harmonizimin dhe legjislacionin në fuqi të të gjitha projektligjeve që procedohen për shqyrtim dhe miratim në Kuvend përmes raportit preliminar;
h. Ofrimin e opinioneve dhe ekspertizës ligjore me kërkesë të organeve të Kuvendit.

 

Tel: 038 213 203, 038 200 10 609

Cel: 044 300 034

Email: [email protected]

 

2. Drejtoria për Standardizim, Përafrim dhe Harmonizim Ligjor, përbëhet nga:
a. Njësia për Përafrim dhe Harmonizim Ligjor, dhe
b. Njësia për Standardizim.

Koordinator i njësisë: Valon Dobruna

Tel: 038 211 312, 038 200 10 667

Cel: 044 375 273

Email: [email protected]