Lajmet e fundit

Pasurohet fondi i librave të Bibliotekës së Kuvendit të Kosovës

E Mërkure, 19.12.2007




Që nga fillimi i punës së Bibliotekës së Kuvendit të Kosovës, në ambiente të reja, vazhdon pasurimi i fondeve të saj me libra të lëmenjve të ndryshëm nga institucione vendëse e ndërkombatare. Në fondet e kësaj biblioteke kanë arritur libra nga Instituti Kombëtar Demokratik për Marrëdhënie Ndërkombëtare (NDI), Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, Universiteti Oxford, Parlamenti Evropian, kryetari Kuvendit Kolë Berisha, Parlamenti Francez, shtëpia botuese “Anton Pashku” dhe z. Alfons Letenze, ekspert i lartë ligjor i Projektit të BE-së për Mbështetje të Kuvendit të Kosovës.

Të theksojmë se projektin e ambientit të ri të bibliotekëës e kanë ndihmuar Biblioteka Kombëtare dhe Universitare dhe Projekti për Mbështetje të Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë kontribuuar, si në aspektin e pajisjes së bibliotekës me literaturë shkencore, ashtu edhe në përgatitjen profesionale të stafit të bibliotekës. Është krijuar kështu një ambient i përshtatshëm për ta ruajtur, kultivuar dhe për ta shfrytëzuar librin nga ana e deputetëve.
Pasurohet fondi i librave të Bibliotekës së Kuvendit të Kosovës