Lajmet e fundit

Kryeparlamntari Krasniqi takon kryetarėt e komisioneve dhe shefat e grupeve parlamentare

E Hėnė, 07.04.2008




Kryetari i Kuvendit tė Republikės sė Kosovės, Jakup Krasniqi, ka takuar sot shefat e grupeve parlamentare dhe kryetarėt e komisioneve parlamentare pėr tė biseduar pėr pėrshpejtimin e punės sė komisioneve parlamentare pėr shqyrtimin dhe amendamentimin e projektligjeve nė procedurė parlamentare.

Duke i pėrkujtuar tė pranishmit se Kuvendi ka kaluar 29 ligje nė shqyrtim tė parė, tė cilat tani janė nė fazėn e shqyrtimit dhe tė amendamentimit nėpėr komisionet kryesore dhe funksionale tė Kuvendit, si dhe tri ligje, tė cilat presin shqyrtimin e parė, kryeparlamentari Krasniqi ka kėrkuar nė zhuritet dhe mė tė madh tė punės sė komisioneve parlamentare.

Kryetarėt e komisioneve kanė raportuar pėr agjendėn e tyre tė punės pėr shqyrtimin e projektligjeve nė procedurė, duke u zotuar se projektligjet do tė shqyrtohen nė afat tė rregullt ligjor. Ata, ndėrkaq, kanė shprehur me kėtė rast edhe njė varg kėrkesash pėr kushte mė tė mira pune pėr komisionet, tė cilat i drejtojnė, pėr zyre dhe hapėsira tė tjera pune, e sidomos pėr sa i pėrket mbėshtetjes me ekspertė ligjorė tė lėmenjve tė ndryshėm.

Kreu i Kuvendit, Krasniqi, ėshtė shprehur optimist se nė njė afat jo shumė tė largėt, pasi qė Presidenca, Miinistria e Transportit dhe ajo e Drejtėsisė, si dhe Shtylla e IV e UNMIK-ut, tė kalojnė nė ndėrtesa tė tjera, do tė krijohet hapėsirė mė komode pune, jo vetėm pėr komisione, por edhe pėr deputetė.
Kryeparlamntari Krasniqi takon kryetarėt e komisioneve dhe shefat e grupeve parlamentare