Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi mbajti njė ligjėratė para studentėve tė Universitetit AAB tė Prishtinės

E Enjte, 10.04.2008




Kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, mbajti sot njė ligjėratė para studentėve tė Universitetit AAB nė Prishtinė. Temė qendrore e ligjėratės ishte Kosova pas statusit. Nė fillim kryeparlamentari Krasniqi para studentėve dha njė historik tė shkurtėr tė proceseve tė bisedimeve shqiptaro- serbe pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės. Kėtyre bisedimeve , theksoi Jakup Krasniqi iu priu lėvizja paqėsore nė Kosovė qė nga fillimi i viteve 90, por njė rol vendimtar pėr tė tėrhequr vėmendjen e bashkėsisė ndėrkombėtare pėr atė qė po ngjante nė Kosovė dhe vullnetin e shqiptarėve pėr liri e sovranitet dha lufta e UĒK-sė. Nė vijim kryeparlamentari paraqiti tė dhėna interesante rreth Konferencės sė Rambujesė, fryt i sė cilės ishte edhe intervenimi i forcave tė NATO-sė kundėr caqeve luftarake serbe, tė cilat pas Marrėveshjes sė Kumanovės dhe Rezolutės 1244 tė KS tė OKB-sė sollėn njė realitet tė ri nė Kosovė. Meqė, bisedimet e Vjenės nuk dhanė ndonjė rezultat, si dhe pėrpjekjet qė statusi tė zgjidhet nė KS tė OKB-sė, alternativė e vetme mbeti shpallja e pavarėsisė sė Kosovės, nė bashkėveprim me faktorin ndėrkombėtar, duke u mbėshtetur nė Pakon e Ahtisarit. Nė kėtė aspekt shtrohet edhe pyetja se athua ka mundur tė shpallet pavarėsia edhe mė parė, gjithsesi se ka pasur mundėsi, por gjithnjė kishim parasysh bashkėpunimin me bashkėsinė ndėrkombėtare dhe faktin qė pas shpalljes sė pavarėsisė do tė vijė ēėshtja e njohjes ndėrkombėtare, me tė cilėn janė ballafaquar shumė shtete . Tash po shihet se kjo ishte e drejtė, duke ditur dinamikėn e kėnaqshme tė njohjes sė Kosovės sovrane nga ana e shteteve tė ndryshme tė botės, qė do tė mundėsojė integrim mė tė shpejtė nė organizmat ndėrkombėtarė, sidomos nė aleancėn veriatlantike, OKB, UE, OSBE, por edhe nė fondacionet ndėrkombėtare monetare.

Pas shpalljes sė pavarėsisė dhe miratimit tė Kushtetutės sė Kosovės, qė pėrbėjnė dy data historike pėr Kosovėn, tehu i Legjislaturės sė Tretė do tė pėrqendrohet nė kultivimin e vlerave nė lėmin e politikės dhe demokratizimit tė jetės sė gjithėmbarshme shoqėrore e ekonomike nė pajtim me kulturėn e demokracive mė tė zhvilluara nė botė. Punė e madhe kėtė legjislaturė e pret edhe nė lėmin e realizimit tė detyrave qė dalin nga Plani i mijėvjeēarit, sipas tė cilit duhet tė zhduket varfėria e skajshme, analfabetizmi, si dhe duhet tė forcohet roli i gruas nė shoqėri.

Parlamenti nė tė ardhmen duhet tė pėrqendrohet posaēėrisht nė funksionalizimin e shtetit , pėrkatėsisht tė sundimit tė ligjit, thellimin e reformave nė sistemin gjyqėsor dhe nė lėmenjtė tjerė, mirėpo kėto ndryshime nuk mund tė bėhen pa njerėz tė shkolluar dhe tė pėrkushtuar . Nė kėtė frymė brezave tė rinj iu duhet njė vizion shtetndėrtues, pėr tė ngritur kapacitete pėr zhvillim sa mė tė hovshėm tė Kosovės.

Ligjėrata u ndoq me interesim tė veēantė nga ana e studentėve, ndėrsa pas saj, kryeparlamentari Krasniqi bashkė me udhėheqjen e kėtij Universiteti vizitoi edhe ambientet ku zhvillojnė studimet studentėt e kėtushėm.
Kryeparlamentari Krasniqi mbajti njė ligjėratė para studentėve tė Universitetit AAB tė Prishtinės
 

Komisioni pƫr Buxhet dhe Financa

Tel: 038 211 186

Email: asd@sadfsdf.com

Komisioni pƫr Buxhet dhe Financa

Tel: 038 211 186

Email: asd@sadfsdf.com
news.php