Lajmet e fundit

Nga vazhdimi i mbledhjes plenare tė Kuvendit

E Enjte, 05.04.2012




Kuvendi i Republikės sė Kosovės, nė mbledhjen e sotme plenare, tė kryesuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar, (njė pjesė tė seancės e udhėhoqi nėnkryetari Xhavit Haliti), ka diskutuar pėr rastin e arrestimit tė dy policėve tė Kosovės nga ana e xhandarmėrisė serbe nė kufi me Serbinė, si dhe ka miratuar nė parim dy projektligje.

Fillimisht, Kuvendi ėshtė pėrfshirė nė diskutime pėr rendin e ditės, pas kėrkesės sė kryetarėve tė dy komisioneve parlamentare, Zenun Pajaziti e Nait Hasani, pėr futje nė rend dite tė Projektligjit pėr ndryshimin dhe plotėsimin e Ligjit pėr ndėrmarrjet publike dhe atij pėr ndryshimin dhe plotėsimin e Ligjit pėr ndėrtimet. Deputetėt e opozitės kėrkuan tėrheqjen nga rendi i ditės tė Projektligjit pėr bankat, institucionet mikrofinaciare dhe institucionet financiare jobankare, dhe mos futjen nė rend dite tė dy projektligjeve tė propozuara. Pas dy ndėrprerjeve tė seancės dhe konsultimeve ndėrmjet kryetarit tė Kuvendit dhe kryetarėve tė grupeve parlamentare, si dhe nėnkryetarėve tė Kuvendit, Projektligji pėr bankat, institucionet mikrofinaciare dhe institucionet financiare jobankare u hoq nga rendi i ditės, ndėrsa Projektligji pėr ndryshimin dhe plotėsimin e Ligjit pėr ndėrmarrjet publike dhe ai pėr ndryshimin dhe plotėsimin e Ligjit pėr ndėrtimet, pas votimit pėr shmangie nga Rregullorja e Punės sė Kuvendit, u futėn nė rend dite. Grupi parlamentar i Vetėvendosjes, ndėrkaq, duke insistuar qė kėto dy projektligje tė mos futen nė rend dite, lėshoi sallėn.

Kuvendi procedoi me shqyrtimin e kėtyre dy projektligjeve, tė cilat u prezantuan nga zėvendėskryeministrja Edita Tahiri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj. Pas diskutimeve, Kuvendi pėrkrahu nė parim ato dhe ngarkoi komisionet pėrkatėse pėr shqyrtim tė mėtutjeshėm.

Nė vazhdim tė seancės, ministri i Punėve tė Brendshme, Bajram Rexhepi, e informoi hollėsisht Kuvendin me ngjarjen e 31 marsit nė kufi me Serbinė. Ai dha detaje pėr mėnyrėn e kidnapimit tė policėve tė Kosovės nga ana e xhandarmėrisė serbe, tė cilėt, siē tha Rexhepi, kanė qenė duke patrulluar me veturė brenda territorit tė Republikės sė Kosovės, te pika 4, afėr lagjes Matarova nė fshatin Dumnicė tė Podujevės.

"Gjatė kryerjes sė detyrės zyrtare tė patrullimit tė rregullt pėrgjatė brezit kufitar nė mes tė Republikės sė Kosovės dhe Serbisė, afro 120 metra nė brendi tė territorit tė Kosovės, nga prita e pėrgatitur, policėt janė kidnapuar nga ana e njė grupi prej 12-13 pjesėtarėsh tė xhandarmėrisė sė Serbisė", theksoi ministri Rexhepi, duke shtuar se policėt e Kosovės nuk e kanė kaluar zonėn e pėrgjegjėsisė sė tyre, gjė qė, sipas tij, ėshtė konstatuar edhe nga ekspertizat e mėvonshme.

Rexhepi tha se ky veprim tinėzar dhe i organizuar i xhandarmėrisė serbe, ka dėshmuar edhe njėherė orientimin dhe mentalitetin agresor tė shtetit serb ndaj Republikės sė Kosovės. Ai u zotua se Policia e Kosovės do tė vazhdojė punėn e saj nė kontrollin e kufirit me Serbinė, nė mbrojtje tė rendit e tė ligjit, sipas obligimeve kushtetuese.

Edhe kryetari i Komisionit pėr Punė tė Brendshme, Siguri dhe Mbikėqyrjen e FSK-sė, Ahmet Isufi, kidnapimin e pjesėtarėve tė Policisė sė Kosovės e cilėsoi agresion ndaj territorit dhe institucioneve tė Kosovės, goditje tė rendit dhe ligjit nė Kosovė. Isufi tha se kėtij arrestimi i ka paraprirė edhe deklarata ministrit tė brendshėm serb, e cila, sipas tij, do tė duhej tė merresh mė seriozisht.

"Nuk janė nė pyetje kėtu individėt, ata qė janė gjetur nė atė moment, por ėshtė nė pyetje uniforma e shtetit tė Kosovės, simbolika e shtetit, integriteti territorial dhe jeta e qytetarėve tė Kosovės", theksoi Isufi, duke e cilėsuar veprimin e Serbisė si antidemokratik, antievropian dhe antinjerėzor. Ai adresoi kritika ndaj qeverisė pėr mos pėrgatitje serioze tė menaxhimit tė situatave tė kėsaj natyre.

Nė emėr tė Grupit Parlamentar tė PDK-sė, deputeti Fatmir Xhelili theksoi se pėrgjegjėsinė pėr vijėn kufitare me Serbinė e ka KFOR-i, pėrderisa kompetencat barten shumė ngadalė dhe nė mėnyrė tė planifikuar. Ai tha se policia kufitare e Kosovės ende nuk i ka kapacitetet e plota pėr ta menaxhuar atė pjesė tė vijės kufitare dhe kėrkoi pėrshpejtimin e zhvillimit tė saj. Sipas tij, syēeltėsia dhe kujdesi i zyrtarėve policorė tė Kosovės ėshtė dashur tė jetė mė nė nivel, por, duke marrė parasysh rrethanat dhe relacionet me Serbinė dhe sigurinė rajonale, ai arsyetoi maturinė e menaxhimit tė situatės nga ana e Qeverisė sė Kosovės.

Nė emėr tė Grupit Parlamentar tė LDK-sė, deputeti Anton Quni theksoi se ndėrhyrja e forcave policore-ushtarake tė Republikės sė Serbisė nė brendi tė territorit tė Republikės sė Kosovės, nė terminologjinė politike-ushtarake, njihet si agresion, ndėrsa arrestimi dhe kidnapimi i zyrtarėve tė Policisė sė Kosovės nė kryerje tė detyrės brenda territorit tė vendit, nė fjalorin e drejtėsisė njihet si akt kriminal. Sipas tij, kalimi i tė njėjtave forca nga bazat e tyre nėpėrmes zonės tokėsore tė sigurisė, ėshtė thyerje e marrėveshjes ushtarake dhe teknike ndėrmjet KFOR-it dhe forcave jugosllave dhe atyre serbe. Ai kėrkoi angazhim mė tė sofistikuar dhe profesional nė kontrollin e kufirit nga forcat vendore.

Deputeti Blerim Shala nga Grupi Parlamentar i AAK-sė, u shpreh se ngjarja e 31 marsit tregon qė Serbia e sotme ėshtė vazhdimėsi e asaj tė djeshmes, qė e tashmja e Beogradit zyrtar nuk dallon prej tė kaluarės dhe qė me kėtė politikė tė Serbisė ndaj Kosovės, e ardhmja e raporteve midis dy shteteve ėshtė larg asaj qė paralajmėrohet me ngulm. Shala kėrkoi ndėrmarrjen e veprimeve, nė mėnyrė qė tė zbardhet e vėrteta pėr ngjarjen e 31 marsit, qė ngjarje tė tilla tė mos pėrsėriten mė, si dhe tė pėrgatitet dosja e tė gjitha shkeljeve tė Rezolutės 1244 dhe marrėveshjes sė Kumanovės nga ana e Serbisė.

Deputetja Myzejene Selmani nga Koalicioni pėr Kosovėn e Re, duke dėnuar kidnapimin e dy policėve tė Kosovės, kėrkoi nga institucionet pėrkatėse qė tė punohet mė tepėr pėr forcimin e sundimit tė rendit dhe ligjit nė tėrė territorin e Kosovės. Nga faktori ndėrkombėtar ndėrkaq, kėrkoi marrjen e masave tė rrepta ndaj shtetit serb, i cili mundohet tė ndėrhyjė nė sovranitetin dhe territorin e Republikės sė Kosovės. Ajo kėrkoi, gjithashtu, qė ky rast tė dėrgohet edhe nė OKB.

Nė vazhdim, deputetėt shpalosėn qėndrimet e tyre pėr ngjarjen, e cila, njėzėri u cilėsia agresion ndaj Republikės sė Kosovės nga ana e Serbisė, por, gjithashtu, u kėrkuan masa nga institucionet vendore, nė mėnyrė qė akte tė tilla tė mos pėrsėriten nė tė ardhmen.

Nėnkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti, theksoi se mentaliteti ballkanik, duke e parė secili-secilin si armik, duhet tė fillojė ndryshojė. Ai tha se nuk duhet tė tregohet patriotizėm me incidente tė tilla, e as tė sulmohen bartėsit e institucioneve pėrkatėse apo pjesėtarėt e policisė. Nėnkryetari Haliti theksoi se nuk ėshtė mirė qė nga Kuvendi i Kosovės tė bėhen pėrpjekje pėr ngritje tė tensioneve. "Ta miratojmė ligjin pėr kufirin, tė insistojmė qė sa mė shpejtė nė bisedimet mė Serbinė tė bėhet edhe demarkacioni i kufirit Kosovė - Serbi dhe kėto probleme tė zgjidhen gradualisht", theksoi Haliti.

Pas shterjes sė debati, kryetari Krasniqi konsideroi se nga ky debat duhet tė obligohet Kėshilli i Sigurisė sė Kosovės, me tė gjithė mekanizmat e tjerė tė tij, qė tė marrė tė gjitha masat e domosdoshme pėr mbrojtjen e sovranitetit tė shtetit, tė jetės e tė dinjitetit tė qytetarėve tė tij.

Kuvendi procedoi me shqyrtimin e projektligjeve, por nė mungesė tė kuorumit ndėrpreu punimet. Mbledhja vazhdon nesėr nė orėn 11:00.

Nga vazhdimi i mbledhjes plenare të KuvenditNga vazhdimi i mbledhjes plenare të KuvenditNga vazhdimi i mbledhjes plenare të KuvenditNga vazhdimi i mbledhjes plenare të Kuvendit
 

Komisioni pƫr Buxhet dhe Financa

Tel: 038 211 186

Email: asd@sadfsdf.com

Komisioni pƫr Buxhet dhe Financa

Tel: 038 211 186

Email: asd@sadfsdf.com