Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit pėr tė Drejtat e Njeriut...

E Mėrkure, 13.03.2013




Nė mbledhjen e Komisionit pėr tė Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona tė Pagjetur dhe Peticione, tė kryesuar nga Suzan Novobėrdali, ku ishte i pranishėm edhe ministri i Ministrisė sė Punės dhe Mirėqenies Sociale, Nenad Rashiq dhe kėshilltarja e ministrit tė Ministrisė sė Arsimit Shkencės dhe Teknologjisė, Selvie Halimi, u diskutua lidhur me pėrmbushjen e rekomandimeve qė dalin nga Raporti i Avokatit tė Popullit (AP) pėr kėto ministri. Ligjeve qė u referohet raporti i AP-sė, kanė tė bėjnė me tė drejtat e personave me aftėsi tė kufizuara, me theks tė veēantė, tė fėmijėve, paaftėsia e tė cilėve ėshtė e pėrhershme.

Lidhur me kėtė, ministri Rashiq, fillimisht sqaroi se Ministria qė ai udhėheqė bėn pėrpjekje tė vazhdueshme pėr krijimin e kushteve sa mė tė mira pėr kėtė kategori dhe zbatimin e ligjit nė tėrėsi, por , pėr suksese mė tė avancuara nė kėtė fushė, ai vuri nė dukje mungesėn e mjeteve buxhetore. Ndėr shkaqet e tjera qė kėtė ministri e bėjnė tė stagnojė nė pėrmbushjen e tėrėsishme tė detyrimeve ndaj kėsaj kategorie, Rashiq, theksoi mungesėn e kodit e veēantė buxhetor, i cili do tė ndikonte qė mjetet buxhetore, tė cilat u alokohen komunave nga Ministria, tė shpenzohen nė destinacione tė kėtij programi. Duke folur pėr tė arriturat e Ministrisė, Rashiq vuri nė spikamė standardizimin e tė gjitha qendrave tė rehabilitimit dhe aftėsimit profesional. Pėr sa i pėrket skemave nga tė cilat pėrfitojnė fėmijėt me aftėsi tė pėrhershme tė kufizuar, ministri Rashiq, njoftoi se aktualisht nė Kosovė kėtė tė drejtė e gėzojnė 3030 fėmijė.

Nė fund tė paraqitjes sė tij me kėtė rast, ministri Rashiq njoftoi edhe pėr njė Projekt, i cili pritet tė implementohet gjatė kėtij viti. Vlera e kėtij Projekti, tha ai, ėshtė njė milion euro dhe pėrkrahet edhe nga BE-ja. Qėllimi i tij, vazhdoi ministri, ėshtė rehabilitimi dhe punėsimi i personave me aftėsi tė kufizuar. Ai iu pėrgjigj edhe pyetjeve qė ngritėn anėtarėt e Komisionit.

Duke iu referuar tė njėjtės temė, nė vijim foli kėshilltarja nė Ministrinė e Arsimit Shkencės dhe Teknologjisė, Selvie Halimi. Pėr sa i pėrket objektivit qė synon tė arrijė kjo Ministri nė kėtė fushė, ajo tha: "Ministria ėshtė e pėrkushtuar qė tė zhvillojė njė arsim gjithėpėrfshirės, nga i cili do tė pėrfitojnė tė gjithė nxėnėsit qė ndeshen me pengesa shėndetėsore". Sipas statistikave tė kėsaj Ministrie, nė Qendra Burimore vijojnė mėsimet 454 nxėnės me aftėsi tė kufizuara, nė klasa tė bashkangjitura 545 nxėnės dhe nė klasa tė rregullta janė tė pėrfshirė 222 nxėnės tė kėsaj kategorie. Ajo tutje njoftoi se MASHT-i, ėshtė kujdesuar qė tė gjithė fėmijėve me aftėsi tė kufizuara tua mundėsojė transportin falas pėr vijimin e shkollimit. Numri i atyre qė pėrfitojnė nga kjo ėshtė 999, tė cilėt vijojnė mėsimet nė Qendrat burimore dhe klasa tė bashkangjitura, tha Halimi. Ajo, po ashtu njoftoi se kjo Ministri, ėshtė kujdesur qė nė tė gjitha objektet shkollore, tė tė gjitha niveleve tė shkollimit, kėsaj kategorie t'i mundėsohet qasje nė objekte pėrdhese. Duke folur pėr lehtėsirat qė kjo Ministri ka krijuar pėr kėtė kategori nė universitetet publike, ajo vuri nė pah disa prej tyre: ofrimin e materialeve dhe literaturės nė shkrimin Braille, sigurimin e interpretorėve tė gjuhės sė shenjave pėr persona tė shurdhėr, e tė tjera mundėsi.

 

 

 

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...
 

Komisioni pƫr Buxhet dhe Financa

Tel: 038 211 186

Email: asd@sadfsdf.com

Komisioni pƫr Buxhet dhe Financa

Tel: 038 211 186

Email: asd@sadfsdf.com