Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...

E Marte, 16.04.2013




Përmbushja e rekomandimeve që dalin nga Raporti i Avokatit të Popullit (AP) për Ministrinë e Drejtësisë (MD), dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), ishte temë e debatit të sotëm në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, të kryesuar nga Suzan Novobërdali, kryetare e Komisionit. Lidhur me përmbushjen e rekomandimeve nga Raporti i AP-së për Ministrinë e Drejtësisë, njoftoi Hajredin Kuçi, zv. kryeministër dhe ministër i kësaj Ministrie. Lidhur me këtë, ai njoftoi se MD-ja është e përkushtuar për zbatimin e plotë të të gjitha rekomandimeve për të cilat Ministria është përgjegjëse në bazë të fushëveprimit dhe kompetencave që ka. Për përmbushjen e plotë të rekomandimeve, ai njoftoi se MD-ja ka ndërmarrë një varg aktivitetesh. Sikurse është rekomanduar, tha në vijim ministri Kuçi, të paraburgosurit njoftohen për të drejtat e tyre në momentin e arrestimit. Ai tutje tha se bazuar edhe në Kodin e Procedurës Penale, i cili garanton të drejtën për të pasur avokat pa pagesë, MD-ja, edhe në rast të refuzimit të të dyshuarit sigurojmë dhe garantojmë avokat pa pagesë për të dyshuarin. Ai po ashtu njoftoi edhe për kujdesin e treguar të kësaj Ministrie lidhur me shkollimin fillor dhe të mesëm të të burgosurve . "Të burgosurit vijojnë shkollimin në shkolla publike. Ata në shkollat përkatëse shkojnë jo me uniformë të të burgosurit, por sikur të gjithë nxënësit e tjerë dhe përcillen nga persona po ashtu me uniformë civile. Nuk duam të stigmatizojmë askë. Për më shumë, ata do të pajisen me diplomë të shkollës publike, e jo nga institucioni korrektues", tha ministri Kuqi. Ai foli edhe për masat që kanë marrë për sigurimin e shëndetit të të burgosurve, për kategorizimin e të burgosurve, për trajtimin e barabartë të të dënuarve, duke i njoftuar gjithashtu edhe me mënyrën e parashtrimit të ankesës. Ministri Kuçi, falënderoi Avokatin e Popullit Sami Kurteshi, për rekomandimet, dhe e siguroi atë për bashkëpunim edhe më të ngushtë në të ardhmen. Me këtë rast, ministri i MD-së Kuqi, iu përgjigj edhe pyetjeve që ngritën anëtarët e Komisionit.


Për përmbushjen e rekomandimeve nga ana e Ministrisë së MPB-së, ndërkaq, njoftoi, Izmi Zeka zv. ministër i kësaj ministrie. Ai foli në hollësi lidhur trajnimet e stafit të Policisë së Kosovës (PK) dhe për trajtimin sa më profesional të të ndaluarve. Lidhur me këtë ai tha ;" Janë mbajtur shtatë trajnime për të drejtat e njeriut, në të cilat kanë marrë pjesë 107 pjesëmarrës, tri trajnime për qendra të mbajtjes me 52 pjesëmarrës". Ai foli edhe për trajnime të tjera në të cilat kishin marrë pjesë një numër shumë i madh i pjesëtarëve të PK-së. Po ashtu, ai njoftoi edhe për një seminar të organizuar prej tyre, e që kishte të bënte për mënyrën e përdorimit të forcës. Për sa i përket qendrave të ndalimit, zv. ministri Zeka njoftoi se ato i plotësojnë kushtet sipas standardeve më të larta, në harmoni edhe me rekomandimet e Avokatit të Popullit. Të ndaluarit tha ai, nuk mund të rrinë së bashku me të dënuarit e as të miturit. Të ndalurave, tha ai, menjëherë u tregohet për shkakun e mbajtjes dhe të drejtat që kanë.


Avokati i Popullit, ndërkaq, nga ana e tij shfaqi shqetësimin për mos zbardhjen e veprave të kryera dhe numrin në rritje të veprave për vjedhje. Sipas tij, bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë nuk është i kënaqshëm, ndërsa vlerësoi lart bashkëpunimin me Policinë e Kosovës. Për mos zbardhjen e veprave penale ngritën shqetësimin e tyre edhe anëtarët e Komisionit, të cilët po ashtu kritikuan edhe për përdorimin e pakontrolluar të mjeteve piroteknike.

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...
 

Komisioni për Buxhet dhe Financa

Tel: 038 211 186

Email: asd@sadfsdf.com

Komisioni për Buxhet dhe Financa

Tel: 038 211 186

Email: asd@sadfsdf.com