Kalendari i takimeve dhe i seancave

Vazhdimi i Seancës plenare

E Premte, 26.01.2018 10:00

Rendi i ditës

4. Interpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për ta informuar Kuvendin në lidhje me gjuajtje me armë nga z. Dardan Gashi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike,

10. Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin nr. 04/L-115 dhe Ligjin 05/L-080,

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Azil,

12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Standardizim,

13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për tatimin në pronën e paluajtshme,

14. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2016,

15. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2016,

16. Shqyrtimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës 2017-2026,

17. Zgjedhja e një (1) kandidati për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,

18. Zgjedhja e 5 (pesë) zëvendësve të Avokatit të Popullit,

19. Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në komisione parlamentare,

20. Propozimi për emërimin e tre (3) anëtarëve në Komisionin për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim.