Kalendari i takimeve dhe i seancave

Seancë Plenare

E Premte, 02.03.2018 10:00

Rendi i ditës

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Ndërkombëtare ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës (MASHT) dhe Stitching Spark-ut të Holandës ("SPARK") për mbështetjen e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit Mitrovica,

4. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim Ada,

5. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Themelimin e Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA),

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për miniera dhe minerale,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 06/L-025 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-225 për Prokurorin e Shtetit i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 05/L-034,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen e konsumatorit,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për produkte të ndërtimit,

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për inovacion shkencor dhe transfer të dijes dhe teknologjisë,

12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kërkesat teknike për produkte dhe vlerësim të konformitetit,

13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për shërbimet postare,

14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për metrologji,

15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për lirinë e asociimit në organizata joqeveritare,

16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për gjak dhe përbërës të gjakut,

17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për masat mbrojtëse në importe,

18. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për kryeqytetin e Republikës së Kosovës/Prishtinën,

19. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shoqëritë tregtare,

20. Përzgjedhja e një (1) kandidati për pozitën e guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,

21. Shqyrtimi i propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e dy (2) anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,

22. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

23. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa,

24. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 07/21, datë 22.12.2017 në lidhje me Pallatin e Rinisë në Prishtinë,

25. Shqyrtimi i propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës,

26. Debat parlamentar sipas kërkesës të nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe pesë (5) deputetëve nënshkrues për debat parlamentar lidhur me takimin e IV të përbashkët të Komisionit Parlamentar të Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim, BE-Kosovë, të mbajtur më 17-19 janar 2018, në Strasburg (Francë),

27. Propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes "Vetëvendosje" për zëvendësimin e deputetëve në komisionet parlamentare,

28. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari nga radhët e komunitetit shqiptar dhe dy (2) anëtarëve nga radhët e komuniteteve joshqiptare të Komisionit të Pavarur të Medieve.

ProcesverbaliTranskripti