Fjalimet e Kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės

Fjalė e kryetarit tė Kuvendit tė Republikės sė Kosovės, dr. Jakup Krasniqi, mbajtur nė manifestimin “Java e Gruas 2013”, mbajtur nė Prishtinė

"Ēėshtja e angazhimit tė gruas nė jetėn politike, konsideroj se tani nuk ėshtė njė temė e vėshtirė. Konsideroj se vėshtirėsitė kryesore kanė kaluar dhe gruaja duhet tė jetė edhe mė prezente nė shoqėrinė tonė dhe nė tė gjitha sferat e jetės.


Kosova e lirė dhe demokratike i ka krijuar kėto mundėsi qė vėrtetė gruaja ta ndiejė veten jo vetėm tė lirė, por edhe tė barabartė dhe pėrgjegjėse pėr tė ndihmuar avancimin e shoqėrisė nė Kosovė, nė zhvillimin e demokracisė sė Kosovės.


Kosova ka shumė sfida pėrpara tė cilat sigurisht se nuk mund t'i kapėrcejė gjysma e popullsisė, sfida tejkalohet kur angazhohen tė gjitha grupet shoqėrore nė shoqėri dhe vetėm angazhimi i tė gjitha grupeve shoqėrore avancon shoqėrinė nė tė gjitha drejtimet. Avancimi i gruas sot ka tė bėjė me interesin e gjithė shoqėrisė dhe vendit. Jo mė kot populli ynė edhe pse ka pasur njė fat tė rėndė, tė jetė shumė kohė i robėruar, rolin e femrės fillimisht nė familje e ka vlerėsuar drejt kur thotė se femra ėshtė shtylla kryesore e shtėpisė, familjes. Kjo ndoshta nė ndonjė rast mund tė interpretohet se ėshtė shtylla e vetme e familjes dhe duhet tė jetė aty, por unė konsideroj se gruan tani duhet ta shohim si shtyllė tė shoqėrisė.


Gruaja shqiptare e ka dhėnė kontributin e vet pėr tė qenė e lirė, e pavarur, ndaj ajo duhet ta ruajė pozicionin e vet. Gruaja sot duhet ta ngritė zėrin mė shumė pėr emancipimin dhe lirinė tradicionale shqiptare duke synuar pėrtej saj.


Roli i gruas nė vendimmarrje duhet rritur, por as kjo nuk bėhet duke ta falur dikush. Ajo duhet fituar edhe me vendosmėri. Nuk mund tė konsiderohet e emancipuar njė shoqėri, nėse nuk ėshtė e emancipuar gjysma e popullsisė, gjinia femėrore.

Ne mund tė ecim pėrpara mbi bazėn qė kemi krijuar gjatė shekujve. Ne me gjithė respektin qė mund ta kemi pėr ēdo etapė tė historisė, sot e gjithmonė, njė gjė duhet ta kuptojmė qė gjatė kėtyre 20 viteve tė fundit ka avancuar shoqėria njerėzore.


Teknologjia e re e informimit ka krijuar aq mundėsi sa gati fundi i vitit nuk mund tė jetohet nė atė mėnyrėn qė ėshtė jetuar nė fillimin e tij.


Roli i gruas nė vendimmarrje duhet rritur, por as kjo nuk arrihet duke ta falur dikush, se njerėzit falin por ajo qė falet ėshtė tepėr pak. Ne si shoqėri dhe gruaja nė veēanti duhet tė marrė mė shumė tė drejta dhe ato merren me angazhim dhe vendosmėri. Ashtu siē e kemi fituar lirinė si komb dhe si shoqėri mendoj se duhet tė ketė edhe gruaja njė kėmbėngulėsi mė tė madhe nė kėrkesat e saj mė tė mėdha, pasi lirinė nuk e dhuron askush dhe nuk e falė askush.


Ne, edhe ju motra e zonja tė nderuara, duhet tė krijojmė kushte pėr tė pasur njė rol mė ndikues nė zhvillimin ekonomik tė vendit. Baza e gjithė shoqėrisė varet shumė nga zhvillimi ekonomik. Kėtė nuk mund ta bėjė askush, sa e bėn pėrfaqėsimi mė dinjitoz i gruas sot. Shoqėria jonė sot ka nevojė, nėse e pėrcjellim me vėmendje pėr njė pėrfaqėsim mė dinjitoz tė rolit tė gruas, por ka nevojė edhe pėr njė pėrfaqėsim mė dinjitoz edhe tė burrit. Edhe gruaja, edhe burri duhet ta dinė se pa njė pėrfaqėsim mė dinjitoz tė tyre shoqėria nuk mund tė ecė pėrpara.


Angazhimi nė shoqėrinė tonė demokratike, duhet tė bėhet sipas vlerave politike, intelektuale, profesionale tė kontributeve, por edhe potencialeve premtuese pėr sot e nesėr.


Duke dėshiruar qė pėr ēdo organizim tė kėtij niveli gruaja, jo vetėm nė Kosovė, po nė gjithė rajonin tonė, tė ketė tė arritura me tė avancuara dhe suksese tė reja. Uroj gjithė tė mirat pėr ju dhe familjet tuaja", u shpreh kryekuvendari Krasniqi.