Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryeparlamentari Daci priti udhëheqjen e Parlamentit Rinor të Kosovës

18.03.2015
Shqetësimet e rinisë së Kosovës, krijimi dhe respektimi i vlerave të mirëfillta nga brezat e  rinj, si dhe hapja e përhershme e Kuvendit të Kosovës për problemet e rinisë, ishin temat të cilat i biseduan përfaqësuesit e Parlamentit Rinor të Kosovës me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci.
Kryetari i Parlamentit Rinor të Kosovës, Ervin Ibarahimi, pasi e ka njoftuar kryeparlamentarin Daci me arsyet e themelimit të këtij asociacioni dhe me synimet largvajtëse të tij, ka përshkruar punën për strukturimin e PRK-së dhe ka kërkuar mbështejen institucionale të Kuvendit të Kosovës.
Jeni të mirseardhur në seancat parlamentare të Kuvendit, mund të ndihmoni në përgatitjen e legjislacionit për çështjet e rinisë dhe të na e tërheqni vëmendjen për problemet që ju mundojnë, i ka thënë profesor Daci udhëheqjes së PRK-së. Ai i ka këshilluar përfaqësuesit e Parlamentit Rinor të Kosovës që të bëjnë më shumë për vlerat e vërteta dhe t™u thonë stop antivlerave, të mos ndalen në kërkesat e drejta dhe të ngulmojnë për përparime në universitet.
Përfaqësuesit e PRK-së kanë shprehur interes për pjesëmarrjn e rinisë në venedimmarrje dhe janë zotuar se shqetësimet e rinisë do t˜i bartin në Kuvendin e Kosovës nëpërmjet Komisionit parlamentar për rini dhe sport.