Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga takimi Daci “ Solana

18.03.2015
Viti 2004 është vit shumë i rëndësishëm për Kosovën, sepse mbahen zgjedhjet e dyta parlamentare për Kosovë, ndaj duhet të implementohen standardet, është shprehur Përfaqësuesi i lartë BE-së për siguri dhe politikë të jashtme, Javier Solana, në takimin me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci.
Në këtë vështrim ai e ka quajtur tepër të rëndësishëm aktivitetin më intensiv të Kuvendit në miratimin e legjislacionit bazik për Kosovën. Në takim me z. Solana, të cilin e shoqëronin këshilltarët e tij dhe shefi i Shtyllës IV të UNMIK-ut, Nikolas Lambsdorf, kryeparlamentari Daci ka theksuar faktin se Kosovës i duhet mbështetje më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare në planin politik dhe ekonomik dhe në këtë dritë ka vlerësuar raportet e partneritetit me UNMIK-un dhe ka kërkuar që sa të përfaqësohet Kosova para institucioneve ndërkombëtare, të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e institucioneve të zgjedhura të vendit.
Profesor Daci është shprehur se Kuvendi i ka dhënë mbështetje të plotë qeverisë për të gjitha gjërat që kanë të bëjnë me impelementimin e standardeve dhe se ligjet në Parlamentin e Kosovës miratohen me procedurë të shpejtë.
Kryediplomati evropian, Solana, është angazhuar për një zgjidhje pragmatike lidhur me çështjen e ngritur të piktuarave në holin e Kuvendit. Në ndërhyrjen e këshilltarit të tij, Stefan Lehne, se Kuvendi do të ballafaqohet me bojkotimin e deputetëve serbë, sepse pikturat plotësuese të bashkësive të tjera etnike në Kosovë, nuk mund të bëhen shpejt, profesor Daci është përgjigjur:  shpejt mund t™i blejmë pikturat e gatshme, nëse deputetët e koalicionit Kthimi tregojnë gatishmëri për ta evituar problemin.