Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryeparlamentari Daci ngushëllon homologun e tij, Jordanovski

18.03.2015
I nderuari z. Jordanovski

Me dhembje të madhe mora lajmin për vdekjen e Kryetarit të Maqedonisë, Boris Trajkovski dhe të zyrtarëve të tjerë, nga rrëzimi i aeroplanit në Bosnje.
Pranoni ngushllimet më të thella për këtë humbje të madhe për Maqedoninë dhe për rajonin.
Kryetari i Maqedonisë, zotëri Boris Trajkovski do të mbahet mend për politikë të balancuar e pragmatiste, për bashkëpunim dhe rrespektim të ndërsjellë, ndërmjet popujve dhe vendeve. Ju lus që ngushllimet e mia më të thella t™ua përcillni edhe familjes Trajkovski dhe familjarëve të zyrtarëve të tjerë që pësuan në këtë fatkeqësi.

Me nderime
Akad. Nexhat Daci
Kryetari i Kuvendit të Kosovës