Kuvendi i Republikës së Kosovës

Një delegacion i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga kryeparlamentari Daci, shkon në një vizitë dyditëshe në Bruksel

18.03.2015
Me ftesë të z. Doris Pack, kryesuese e delegacionit për marrëdhënie me vendet e Evropës Juglindore të Parlamentit Evropian, një delegacion i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga kryeparlamentari Nexhat Daci, të dielën, më 19. 06. 2005, do të niset në një vizitë dyditëshe në Bruksel. Në përbërje të delegacionit janë edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës: Fadil Geci, Emin Krasniqi, Myrvete Dreshaj, Zlatica Kojunxhiqi, Mahir Jakxhillari dhe Genc Gorani.

Delegacioni nga Kuvendi i Kosovës do të marrë pjesë në mbledhjen e tretë joformale ndërparlamentare të Parlamentit Evropian. Gjatë kësaj vizite ky delegacion do të takohet edhe me z. R. Priebe, drejtor për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian për zgjerim të DG.