Kuvendi i Republikës së Kosovës

“Ditët e Kuvendit 2018”: Mitrovica, nikoqiri i radhës i ligjvënësve

15.09.2019

Ka vazhduar në Mitrovicë turi i takimeve të deputetëve të Kuvendit me qytetarë. Në kuadër të aktivitetit "Ditët e Kuvendit 2018", deputetët Arban Abrashi, Bekim Haxhiu, Xhelal Sfeçla, Muharrem Nitaj dhe Milaim Zeka, kanë bashkëbiseduar me mitrovicas lidhur me preokupimet, problmet dhe sfidat e këtyre të fundit. Dhjetëra qytetarë të Mitrovicës, në Qendrën e Kulturës së qytetit, kanë adresuar pyetje të shumta për ligjvënësit, duke filluar nga problemi i veriut të Mitrovicës, e deri te shtesat e fëmijve. Ndër shqetësimet kryesore të mitrovicasve ishin ato lidhur me pronat në veri, fondet për këtë pjesë të Kosovës, si dhe për "Trepçën" dhe statusin e minatorëve të saj të para viteve ‘90-të. Në këto dhe shqetësime të tjera, deputetët e Kuvendit kanë dhënë përgjigje, duke u angazhuar për adresimin e tyre në organet e gjegjëse.