Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport është Komision Funksional. Komisioni, në kuadër të fushëveprimit dhe të përgjegjësive, i shqyrton të gjitha çështjet që lidhen me arsimin para universitar dhe universitar, shkencën, teknologjinë, inovacionin, kulturën, rininë dhe sportin në Kosovë.

Kalendari i aktiviteteve të komisionit

e mërkurë, 09:00 09 Dhjetor 2020
Salla N303

Mbledhja e komisionit

Procesverbali
Rendi i ditës
e martë, 13:00 08 Dhjetor 2020
Salla N303

Mbledhja e komisionit

Procesverbali
Rendi i ditës
e mërkurë, 11:00 25 Nëntor 2020
Salla N10

Mbledhja e komisionit

Procesverbali
Rendi i ditës

Përbërja e komisionit

Stafi mbështetës i komisionit

Lule

Ymeri

Koordinatore

Tel: 038 200 10 618

Mob: 044 131 505

[email protected]

Shaip

Goxhuli

Zyrtar i lartë i fushës

Tel: 038 200 10 643

Mob: 044 214 640

[email protected]

Dokumentet e komisionit

(Nuk ka dokumente)

FUSHËVEPRIMTARIA

Fushëveprimi i këtij komisioni përfshin:

  • Shqyrtimin e legjislacionit nga fusha e arsimit, shkencës, teknologjisë, inovacionit, kulturës, rinisë dhe sportit;
  • Çështjet që lidhen me planifikimin e zhvillimit strategjik dhe politikave zhvillimore në lëmin e arsimit, të kulturës, të rinisë dhe të sportit;
  • Çështjet që lidhen me buxhetin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe të Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport;
  • Çështjet që lidhen me procesin e reformimit dhe të ngritjes së cilësisë të të gjitha niveleve arsimore, kulturore dhe shkencore në Kosovë;
  • Pozitën materiale të institucioneve arsimore, kulturore dhe shkencore të të punësuarve në këto institucione, etj.;
  • Çështjet që lidhen me procesin e reformimit dhe të ngritjes së cilësisë të të gjitha niveleve arsimore dhe kulturore në Kosovë;
  • Çështjet që lidhen me zhvillimin e teknologjive të reja dhe të inovacioneve në menaxhimin e resurseve publike dhe private;
  • Politikën e bashkëpunimit ndërkombëtar të Kosovës në lëmin e arsimit, të shkencës, të teknologjisë, të kulturës, të rinisë dhe të sportit;
  • Shqyrtimin e projektbuxhetit dhe rishikimin e buxhetit të ministrisë së resorit përkatës dhe i rekomandon Komisionit për Buxhet, shqyrtimin dhe miratimin e tij në Kuvend, duke i përfshirë edhe amendamentet;
  • Mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve nga fushëveprimi i tij;
  • Shqyrtimin e çështjeve të tjera, të përcaktuara me këtë Rregullore dhe të çështjeve të cilat me vendim të veçantë të Kuvendit i barten këtij komisioni.