Kuvendi i Republikës së Kosovës

Është konstituuar Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë

25.02.2020

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ka mbajtur sot mbledhjen konstituive, të cilën e drejtoi Fatmir Xhelili, kryetar.

Në këtë mbledhje është folur për fushëveprimtarinë e këtij komisioni, që konkretisht ka të bëjë me mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, duke u bazuar në ligj.