Kryekuvendarja Vjosa Osmani takoi ambasadorin zviceran Jean-Hubert Lebet:

20.02.2020
Kryeparlamentarja, dr.Vjosa Osmani është takuar me ambasadorin e Zvicrës, Jean-Hubert Lebet.
 
Ambasadori zviceran ka uruar zonjë Osmani për detyrën dhe ka premtuar vazhdimin e mbështetjes zvicerane për proceset në të cilat është përfshirë Kosova.
 
Ai shprehur gatishmërinë e shtetit zviceran që t`i ndihmojë institucionet e Kosovës në realizimin e projekteve për përmirësimin e jetës së qytetarëve kosovarë.
 
Ambasadori Lebet, gjithashtu shprehu gatishmërinë e vendit të tij për një bashkëpunim të ngushtë me Kuvendin e Kosovës, përfshirë Komisionet parlamentare.
 
Ndërkaq kryekuvendarja Osmani tha se do ta forcojnë rolin e Kuvendit në politikën e jashtme. Në të njëjtën kohë falënderoi ambasadorin zviceran për ndihmën ndaj Kosovës dhe e njoftoi atë se do të përpiqet të krijojë një kohezion në lidhje me çështjet që lidhen me përmirësimin e jetës së qytetarëve.​