Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryetari i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Çekisë, Radek Vondráček, uron kryeparlamentarin Konjufca

20.01.2020
Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka pranuar telegram urimi nga kryetari i Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës së Çekisë, Radek Vondráček, me rastin e zgjedhjes në krye të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
 
“Shkëlqesia e juaj,
 
Jam i lumtur që mora lajmin për zgjedhjen tuaj kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
 
Ju lutem, pranoni urimet më të mira dhe më të sinqerta.
 
Shkëlqesia e Juaj, ju uroj shëndet dhe suksese në postin tuaj me përgjegjësi.
 
Pres bashkëpunim i cili sigurisht do të na shpie në forcimin e marrëdhënieve jo vetëm në mes të institucioneve parlamentare që ne përfaqësojmë, por edhe në mes të dy shteteve tona.
 
Shkëlqesia e juaj, ju lutem pranoni konsideratën time më të lartë”, thuhet në urimin e kryeparlamentarit çek, Vondráček.