Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani dhe ambasadorja Holandeze, Gerrie Willems biseduan për forcimin e sundimit të ligjit

20.02.2020
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, takoi ambasadoren e Holandës në Kosovë, znj. Gerrie Willems.
 
Ambasadorja Willems tha se ndër objektivat kryesore të shtetit holandez në Kosovë është forcimi i sundimit të ligjit si parakusht për integrimin e Kosovës në BE. Rrjedhimisht ajo theksoi se Holanda do të vazhdojë të ofrojë ndihmën në këtë fushë për institucionet e Kosovës në përgjithësi, dhe Kuvendin, në veçanti.
 
Ndërkaq kryekuvendarja Osmani e siguroi ambasadoren Willems se sundimi i ligjit është prioritet i institucioneve të reja dhe se ajo do të angazhohet fuqishëm që Kuvendi të shërbejë si katalizator i forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë.​