Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani priti në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë, Mitsunori Ogasawara

03.07.2020

Osmani falënderon Japoninë për ndihmat në përballimin e pandemisë

 

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani, në takim me ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë, Mitsunori Ogasawara, ka thënë se ndihma e Japonisë për t`i përballuar pasojat e pandemisë Covid-19 është e çmueshme dhe ka ardhë në kohën e duhur.

 

Ajo ka falënderuar shtetin japonez për ndihmat dhe ka thënë se bashkëpunimi në luftën kundër pandemisë duhet të jetë prioritet.

 

“Është mirë që kemi mbështetjen e një shteti mik si Japonia në këto kohë të vështira”, ka thënë zonja Osmani, duke kërkuar që bashkëpunimi në këtë sferë të vazhdojë edhe më.

 

Në këtë takim u diskutua edhe për mundësitë e investimeve në infrastrukturën shëndetësore me qëllim që të krijohen kapacitete të duhura për preventivë, përtej reagimit emergjent.

 

Palët diskutuan edhe për mundësitë e shkëmbimit ndërmjet të dy shteteve, si në fushën e digjitalizimit apo teknologjisë, me fokus të posaçëm në burimet e ripërtëritshme të energjisë.