Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kuvendi pranoi një donacion nga UNDP

24.11.2020

Kuvendi i Kosovës ka pranuar sot donacion nga UNDP në Kosove në kornizën e "Mbështetjes së Institucioneve të Kosovës me zgjidhje të shpejta dhe inovative për të përmbajtur përhapjen e pandemisë COVID-19" (UN COVID-19 MPTF).

 

Pranimi i pajisjeve u bë nga sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Ismet Krasniqi, i falënderoi UNDP-në për mbështetjen e vazhdushme në segmente të ndryshme të punës së Kuvendit dhe në mënyrë të veçantë për pajisjet e fundit.

 

Transferimi i pajisjeve sjell një valë të re të transformimit dixhital, e cila do të kontribuojë në forcimin e infrastrukturës dixhitale të Kuvendit të Kosovës përmes sigurimit të sistemeve të videokonferencës (Zoom dhe CISCO Ëebex Room Kit), për të siguruar videokonferenca të sigurta dhe të besueshme.

 

Sigurimi i këtyre mjeteve dixhitale do të lejojë sesione virtuale të Kuvendit, takime virtuale për të adresuar çështje emergjente, vazhdimin e funksioneve administrative dhe do të sigurojë një rrjedhë të vazhdueshme informacioni për popullatën dhe në forcimin e infrastrukturës ekzistuese të TI-së, e cila do tu shërbejë institucioneve në planin afatgjatë.