Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media

25.06.2020

Anëtarët e Komisionit për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media, kryesuar nga Mërgim Lushtaku, kryetar, u mblodhën sot për të shqyrtuar Raportin vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, për vitin 2019.

Megjithatë, me propozim të deputetit Valon Ramadani, propozim ky që mori mbështetjen e kryetarit të komisionit dhe deputetëve të tjerë anëtarë, nuk u shqyrtua ky raport, me konstatimin se i njëjti nuk është miratuar paraprakisht në institucionin përkatës. 

Siç u tha nga deputeti Ramadani, Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbim Civil, që nga viti 2018 është pa kuorum.

Në komision tutje u diskutuan edhe çështje të tjera. Kështu, anëtarët u dakorduan që të nxjerrin një reagim zyrtar, në mbështetje të deputetes Duda Balje, lidhur me raportimin e një portali, ku siç u tha, fjalimi i saj është banalizuar dhe është bërë lajm pa nevojë.