Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

18.02.2020

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga Vjosa Osmani, shqyrtoi një varg çështjesh që lidhen me bashkëpunimin ndërparlamentar me vendet e tjera dhe pjesëmarrjen e Kuvendit në institucione e organizata të ndryshme ndërkombëtare.

 

Kështu, Kryesia diskutoi dhe vendosi që, në funksion të forcimit të marrëdhënieve me parlamente simotra, gjatë kësaj legjislature Kuvendi të ketë 55 grupe të miqësisë me parlamente të shteteve të tjerë anekënd botës.

 

Po ashtu, Kryesia caktoi delegacionin e Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, ndërsa theksoi nevojën e rritjes së prezencës në organizata të tjera të rëndësishme ndërkombëtare.

 

Kryeparlamentarja Osmani theksoi nevojën që Kuvendi të rris diplomacinë parlamentare dhe të forcojë lidhjet e bashkëpunimit e të miqësisë me parlamente të shteteve të tjera.  

 

Linku i pamjeve: https://www.youtube.com/watch?v=bPJaohN1yiw