Kuvendi i Republikës së Kosovës

Sqarim i Zyrës së Sekretarit të Kuvendit lidhur me publikimin e një videoxhirimi të përkthimit nga seanca e datës 9 mars 2020

29.03.2020

Në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, të datës 9 mars 2020, në mungesë të përkthyeses zyrtare të gjuhës turke (për shkaqe shëndetësore), Grupi Parlamentar 6+, në mirëkuptim, ka angazhuar për përkthim nga gjuha turke në atë shqipe dhe anasjelltas një të angazhuar në grup.  

E njëjta, në këtë angazhim jashtë punës së saj të kontraktuar, ka përkthyer me kapacitetin e saj.  

Duke pasur parasysh se një videoxhirim nga seanca është bërë viral në media online dhe rrjete sociale, i nxjerrë jashtë kontekstit, Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka kërkuar nga organet kompetente të zhvillojnë hetime përkatëse për vlerësimin e gjendjes faktike.