Kuvendi i Republikës së Kosovës

Sqarim lidhur me rezultatin e votimit në seancën e sotme të Kuvendit

03.06.2020

Nga Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës
 


Bazuar në praktikën e deritashme të Kuvendit, votimi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, të nënkryetarëve të Kuvendit dhe të qeverisë, bëhet me ngritje dore. 
 
Rrjedhimisht, Kuvendi nuk ka mbajtur as nuk mban evidencë me emra të deputetëve, të cilët marrin pjesë në këto votime. 
 
Megjithatë, për shkak të interesimit të madh të mediave dhe kohës së gjatë deri në nxjerrjen e transkriptit, po pasqyrojmë rezultatet e votimit në seancën e sotme të jashtëzakonshme (03. 06. 2020), për zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, sipas grupeve parlamentare: 
 
GP i LDK-së: prezentë 26 deputetë, munguan: Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli 
Votimi: 25 për, 1 abstenim
 
GP i PDK-së prezentë: 24 deputetë
Votimi: 24 kundër
 
GP i AAK-së: prezentë 13 deputetë
Votimi: 12 për (deputetja Donika Kadaj-Bujupi e ka liruar sallën në kohën e votimit)
 
GP NISMA + AKR: prezentë 6 deputetë 
Votimi: 6 për
 
GP i Listës serbe: prezentë 10 deputetë
Votimi: 10 për
 
Minoritetet jo serbe: prezentë 8 deputetë. Munguan: Zikreta Aliti dhe Elbert Krasniqi
Votimi: 8 për

 
Rezultati përfundimtar: 
 
Prezentë në sallë kanë qenë 86 deputetë
61 deputetë kanë votuar PËR
24 deputetë KUNDËR
1 deputet ka ABSTENUAR