Kuvendi i Republikës së Kosovës

Vazhdimi i seancës plenare

07.08.2020

Kuvendi i Republikës së Kosovës vijoi sot punimet me pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 13, 14 dhe 23 korrik 2020: votimi Propozim-Rezolutës lidhur me menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuar nga GP i LVV-së, votimi i rekomandimeve lidhur me menaxhimin e Pandemisë COVID-19, të propozuar nga GP i PDK-së, si dhe me pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 23 dhe 24 korrik 2020: votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës, pas lejimit të përmbarimit të Vendimit Përfundimtar OEN nr. 20990/MHM, të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Paris, të propozuar nga GP i LVV-së, si dhe votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për të drejtat e pensionistëve kontribut-dhënës, e propozuar nga deputetja Teuta Haxhiu, e mbështetur edhe nga 7 deputetë të tjerë.

Drejtuesja e seancës, znj. Osmani, filloi direkt me procedurat e votimit.

Miratimin e Kuvendit e mori vetëm propozim-rezoluta nga debati parlamentar për të drejtat e pensionistëve kontribut-dhënës, propozuar nga deputetja Teuta Haxhiu dhe mbështetur edhe nga 7 deputetë të tjerë, ndërsa për pikat e tjera nuk pati kuorum për vendimmarrje.