Kuvendi i Republikës së Kosovës

Të gjitha lajmet

Kai Aide takon edhe deputetët serbë të SLKM-së dhe ata të bashkësive të tjera

15.06.2005

Përfaqësuesi i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, ambasadori norvegjez, Kai Aide, ka pasur sot takime të veçanta edhe me deputetët serbë të SLKM-së dhe me deputetët e bashkësive të tjera ( joserbe dhe joshqiptare) dhe ka marrë opinionet e tyre për zhvillimet në Kosovë dhe për nivelin e përmbushjes së standardeve, me theks të veçantë lirinë e lëvizjes dhe realizimin e të drejtave.

Seanca e ardhshme e Kuvendit më 23 qershor

14.06.2005

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që në seqancën e 23 qershorit ka vendosur që sipas kërkesës së LDK-së të të debatohet për përmbushjen e standardeve. Do të shqyrtohen edhe dhjetë projektligje. Për gjendjen e ekonomisë së Kosovës ( sipas kërkesës së GP ORA) do të debatohet në një seancë tjetër, në fillim të korrikut.

Kryeparlamentari Daci priti një delegacion të pensionistëve

13.06.2005

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, ka pritur sot një delegacion të Lidhjes së Shoqatave Komunale të Pensionistëve, të kryesuar nga Iljaz Kurteshi, kryetar, dhe ka biseduar me të për statusin e parregulluar të pensionistit dhe pozitën tepër të rëndë të pensionistëve në Kosovë.

Filloi punën tryeza e parlamenteve të Evropës Juglindore

10.06.2005

Organizuar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Siguri Evropiane dhe Kuvendi i Kosovës dhe e mbështetur nga Pakti i Stabilitetit, sot ka filluar në Prishtinë tryeza e rrumbullakët e parlamenteve të Evropës Juglindore në temën “Drejt zhvillimit të një mbikëqyrjeje efektive të qeverisë nga parlamenti”.Tryezën e kanë hapur shefi i OSBE-së në Kosovë, Werner Wnendt dhe kryeparlamentari Nexhat Daci, kurse në temën “Fuqizimi i parlamenteve me zhvillimin e rrjetave regjionale” ka folur Adrian Severin, ish - kryetar i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së.

Në Prishtinë do të mbahet tryeza e parlamenteve të Evropës Juglindore

08.06.2005

Organizuar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Siguri Evropiane dhe Kuvendi i Kosovës, nga 10 deri më 11 qershor mbahet në Prishtinë tryeza e rrumbullakët e parlamenteve të Evropës Juglindore ( marrin pjesë deputetë nga Kosova, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Bullgaria, Rumania dhe Shqipëria), në temën “Drejt zhvillimit të një mbikëqyrje efektive të qeverisë nga parlamenti”