Kuvendi i Republikës së Kosovës

Pëllumbi ngushlloi Dacin

18.03.2015
Kryetari i Kuvendi të Shqipërisë Servet Pëllumbi pati një bisedë telefonike me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Nexhat Daci dhe i shprehu ngushllimet për fatkeqsinë e rëndë në të cilën humbën jetën 15 nxënës e mësimëdhënës të Kosovës. Servet Pëllumbi e luti kryeparlamentarin e Kosovës që këto ngushllime tua përcjellë familjarëve të viktimave ndërsa të akidentuarve u uroi shërim të shpejtë.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës e falendëroi Pëllumbin për gjithë angazhimin e institucioneve të Shqipërisë në ndihmën e dhënë, në sanimin dhe në lehtësimin e pasojave nga kjo fatkeqësi që goditi mbarë kombin.