Kuvendi i Republikës së Kosovës

U përurua solemnisht hyrja e renovuar e Kuvendit të Kosovës

18.03.2015
Në prani të deputetëve, të stafit të Kuvendit të Kosovës, të mysafirëve dhe të përfaqësuesve të mediave, pasi që me një minutë heshtje u nderuan të rinjtë e Malishevës, të cilët humbën jetën një një fatkeqësi komunikacioni në Fushë - Arrëz të Shqipërisë, sot u përurua solemnisht hyrja e renovuar e Kuvendit të Kosovës. Shiritin inaugurues e prenë së bashku ministri për Tregti dhe Industri, Ali Jakupi dhe kryesusesi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike, Sabri Hamiti. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, me një fjalë rasti ka lavdëruar punën e ekzekutuesit të punimeve, Mabetex Group dhe ka theksuar referencat e shkëlqyera ndërkombëtare të kësaj kompanie kosovare. Ai ka theksuar, ndërkaq, rëndësinë e krijimit të simboleve shtetërore të Kosovës dhe është shprehur figurativisht për dezinfektimin e historisë joparlamentare të kësaj godine, duke aluduar për proceset gjyqësore që janë mbajtur në te kundër shqiptarëve. Kryeparlamentari Daci me këtë rast ka falënderuar Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Financave që i kanë dalë në ndihmë Kuvendit të Kosovës, për të qenë më i bukur dhe më funksional.