Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit Parlamentar për gatishmëri dhe emergjencë

18.03.2015
Komisioni për gatishmëri dhe emergjencë i Kuvendit të Kosovës , në mbledhjen e sotme , të cilën e kryesoi Naim Maloku, kryetar i Komisionit, u njoftua më një informatë të Departamentit për menaxhimin e emergjencave, i cili vepron në kuadër të Ministrisë së Shërbimeve Publike. Udhëheqja e këtij Departamenti në mënyrë të detajuar njoftoi Komisionin përkitazi me strukturën organizative , gjendjen e kuadrove, nivelin e zhvillimit , si dhe planet e zhvillimit të ardhshëm të këtij institucioni .