Kuvendi i Republikës së Kosovës

Haliti priti shefin e Zyrës Franceze, Reynand

18.03.2015
Zhvillimet aktuale në Kosovë, çështja e funksionimit të institucioneve të vendit, çështja e furnizimit me energji elektrike të qytetarëve dhe çështja e statusit të Kosovës ishin tema bisede e anëtarit të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti,me shefin e Zyrës Franceze në Prishtinë, Thierry Reynand. Është biseduar, ndërkaq, edhe për agjendën e vizitës së anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës në Asamblenë Nacionale të Francës. Shefi i Zyrës Franceze në Prishtinë, Thierry Reynand, ka vlerësuar punën e institucioneve të Kosovës dhe ka shprehur interesin për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë. Bashkëbiseduesit janë pajtuar se përmbushja e standardeve është detyrë mbi detyrat e institucioneve të Kosovës.
Ruajtja e stabilitetit dhe të qetësisë politike në Kosovë i ndihmojnë përparimit dhe zhvillimit të vendit, si dhe zgjidhjes së statusit përfundimtar të tij, kanë konstatuar Haliti dhe Reynand.