Kuvendi i Republikës së Kosovës

Haliti ka pritur z.Krik McBride dhe Bernhard Schloghech, drejtor i Zyrës politike të UNMIK-ut

18.03.2015
Përgjegjësi për çështje politike dhe ekonomike në Zyrën Amerikane në Prishtinë, Krik McBride, në takim me anëtarin e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Havit Halitin është interesuar për qëndrimin e tij dhe të Grupit parlamentar të PDK-së lidhur me decentralizimin dhe për vazhdimin e bisedave të grupeve teknike për energjetikën dhe çështjen e të zhdukurve.
Zoti Haliti është angazhuar për një debat të mirëfilltë në Kuvendin e Kosovës lidhur me çështjen e reformimit të pushtetit lokal dhe për një ligj të veçantë për decentralizimin.
Zoti McBride nga ana e tij ka shprehur qëndrimin e Zyrës Amerikane por edhe të Grupit të Kontaktit se bisedimet e grupeve teknike duhet të vazhdojnë.
Në takimin njohës me drejtorin e ri të Zyrës politike të UNMIK-ut, Bernhard Schloghech, anëtari i Kryesisë së Kuvendit, Xhavit Haliti, ka kërkuar marrëdhënie të përhershme me PSSP-së të OKB-së dhe të Grupit të Kontaktit me Kryesinë e Kuvendit. Ai ndërkaq ka kërkuar hapësirë për komunikim të Kryesisë së Kuvendit me parlamentet e rajonit. Kjo do të lehtësonte përmbushjen e standardeve dhe integrimet rajonale janë shprehur bashkëbiseduesit.