Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga Komisioni për Bujqësi...

01.01.0001

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Fikrim Damka, kryetar, shqyrtoi dy raporte: raportin vjetor nga Zyra e Rregullatorit për Ujësjellës dhe Kanalizim, si dhe Raportin vjetor nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale.

Me këtë rast, komisoni vlerësoi se Raporti vjetor i Zyrës së Rregullatorit për Ujësjellës dhe Kanalizim është përmbajtësor dhe i plotëson kushtet për procedim të mëtutjeshëm, ndërkaq, nuk e shqyrtoi Raportin vjetor të Agjencionit për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale. Komisoni vlerësoi se përfaqësuesit e këtij agjencioni nuk janë legjitimë, pasiqë u ka kaluar mandati si udhëheqës të këtij agjencioni.