Kuvendi i Kosovës ka gjithsej 120 deputetë të zgjedhur me votim të fshehtë. Deputeti i Kuvendit është përfaqësues i popullit dhe vepron sipas bindjes dhe ndërgjegjes së tij.
Deputeti ka të drejtë për pjesëmarrje në punimet e Kuvendit, për të iniciuar ligje apo rezoluta, për t'u parashtruar pyetje anëtarëve të Qeverisë, për të votuar për vendimet e propozuara të Kuvendit, si edhe për të marrë pjesë në diskutime, në kushte të barabarta me deputetët tjerë të Kuvendit.