Assembly of the Republic of Kosova

Komisonet parlamentare - Legjislature 7

26.12.2019 - 06.01.2021

Komisionet parlamentare janë trupa punuese të Kuvendit përmes të cilave ushtrohet funksioni legjislativ dhe mbikëqyrës. 

Në bazë të nenit 77, paragrafi 1 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kuvendi i Kosovës emëron komisione të përhershme, komisione funksionale dhe komisione ad hoc, që pasqyrojnë përbërjen politike të Kuvendit.

Kuvendi në fillim të mandatit zgjedhor e përcakton numrin dhe strukturën e komisioneve parlamentare, duke formuar komisione të përhershme dhe komisione funksionale. 

Me vendimin e Kuvendit 07-V-008 i datës 13.2.2020, Kuvendi në Legjislaturën VII ka formuar 4 (katër) Komisione të përhershme dhe 10 (dhjetë) Komisione funksionale. Fushëveprimi i komisioneve parlamentare i përcaktuar sipas shtojcës nr. 2 të Rregullores së Kuvendit, e cila duhet të harmonizohet me vendimin e Kuvendit.

Kuvendi mund të formojë edhe komisione ad hoc, që e kanë autoritetin e komisionit funksional.

Komisioni ad hoc merret me shqyrtimin e një çështjeje të veçantë. Nëse Kuvendi e formon një komision ad hoc, në vendimin e formimit duhet të përfshihet përbërja e komisionit, që duhet të jetë në përputhje me nenin 63 të Rregullores së Kuvendit. 

Mënyra e Funksionimit të Komisioneve parlamentare është e përcaktuar me Kreun XIV të Rregullores së Kuvendit.