Kuvendi i Republikës së Kosovës

Aktivitetet e transparencës së Kuvendit

Kuvendi shënon Ditën e Demokracisë

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka hapur dyert për të gjithë qytetarët, të cilët dëshirojnë të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe të njihen me punën përfaqësuesve të tyre të zgjedhur, si dhe ka organizuar një varg aktivitetesh që e afirmojnë ndërtimin e demokracisë.

Hapja e dyerve sjell në Kuvend rreth 500 bashkatdhetarë

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka hapur sot dyert për të gjithë bashkatdhetarët të cilët aktualisht gjenden për pushime në Kosovë, duke u mundësuar atyre që të vizitojnë mjediset e institucionit më të lartë legjislativ dhe përfaqësues të vendit, dhe të takohen me deputetë.

Kryetari Veseli mori pjesë në Konferencën për etikën parlamentare

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot mori pjesë në Tryezën "Parimet e etikës parlamentare dhe integriteti institucional", e zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit në mes të Kuvendit të Kosovës dhe Komisionit të Kongresit të SHBA-ve për Partneritet në Zhvillimin e Demokracisë (HDP), me mbështetjen e USAID-it.

Kuvendi shënoi Ditën e Fëmijëve

Veseli: 1 Qershori është ditë e gëzimit të tuaj, por edhe ditë e llogaridhënies sonë si prind, edukatorë, por edhe si institucione Rreth 800 fëmijë vizituan Kuvendin e Kosovës, ndërsa në sallën e mbledhjeve plenare, nxënës nga komuna të ndryshme të Kosovës mbajtën takimin e udhëhequr nga vet ata Në kuadër të shënimit të 1 Qershorit - Ditës së Fëmijëve,

U mbajt takimi i deputetëve të Kuvendit me qytetarë të Kamenicës

Mbi 100 qytetarë të Kamenicës ishin pjesë e debatit të hapur me deputetë të Kuvendit në këtë komunë, të organizuar nga Forumi për Transparencë i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në aktivitetin ‘'Ditët e Kuvendit 2018'', mbajtur në Shtëpinë e Kulturës ‘'Isa Kastrati'', pjesëmarrës ishin deputetët: Lirije Kajtazi, Zenun Pajaziti, Ismajl Kurteshi dhe Ahmet Isufi.