Kuvendi i Republikës së Kosovës ka lansuar sot Sistemin Elektronik për Përcjelljen e Legjislacionit (LTS), duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt arritjes së standardeve ndërkombëtare për transparencë parlamentare.
Të enjten, më 9 nëntor 2017, Kuvendi i Republikës sës Kosovës, Forumi për Transparencë Parlamentare, lanson Platformën ‘Sistemi për Përcjelljen e Legjislacionit'.
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka shënuar sot Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, duke i hapur dyert për vizitorë. Me këtë rast, qindra qytetarë, studentë dhe nxënës, përfshirë grupet e organizuara nga ana e Kuvendit, nga qendra të ndryshme të Kosovës, vizituan ndërtesën e legjislativit të vendit, duke u njohur kështu me punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur.
Nesër, më 15 shtator 2017, Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, duke i hapur dyert për vizitorë. Duke filluar në orën 9:30, qytetarë, studentë dhe nxënës do të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur.
Organizuar nga Forumi për Transparencë Parlamentare, sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës, zhvilloi punimet Konferenca e tretë vjetore, Kuvend-Shoqëri Civile, qëllimi i së cilës është përfshirja sa më e madhe e organizatave të shoqërisë civile në politikë bërje, ligj bërje dhe ndihmë në mbikëqyrjen e ekzekutivit.