Ministritë e reja do të krijohen para Krishtlindjeve. Ligji për Policinë do të shpallet si rregullore e UNMIK-ut. Të barten kompetencat nga MSHP në Kuvend, sa i përket menaxhimit të ndërtesës, teknologjisë informative dhe shërbimeve të tjera në Kuvend
Të gjithë shqiptarët e duan pavarësinë e Kosovës. Të thellohet bashkëpunimi ndërinsitucional ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Të krijojmë struktura ekonomike komplementare, ështëthënë në takimin Daci-Ceka.
Prezantohet “ Raporti i Komisionit Evropian për Kosovënâ€. Nuk mund të kalohen etapat e parapara për anëtarësim në UE, por mund të përshpejtohen hapat nga vetë kosovarët.
Pavarësia e Kosovës është e panegociueshme. Kërkohet hapja e zyrave të kësaj organizate në Kosovë, si dhe të njihen dokumentet e UNMIK-ut. Në çështjen e pozitës së minoriteteve kërkohet reciprocitet edhe nga ana e Serbisë .
Pas takimesh të Kryesisë, të grupeve parlamentare dhe të punës së sotme të Grupit punues për harmonizimin e tekstit, sot në orët e pasditës Kuvendi i Kosovës miratoi Rezolutën për konfirmimin e vullnetit politik të popullit të Kosëvës për Shtet të Pavarur dhe Sovran. Miratimi u bë njëzëri, me aklamacion të fuqishëm të deputetëve dhe duke u ngritur në këmbë.