Janë arritur rezultate pozitive në realizimin e standardeve dhe në mbarë proceset aktuale që janë duke u zhvilluar në Kosovë Çmohet lart bashkëpunimi ndërparlamentar ndërmjet Francës e Kosovës, si dhe ndihma që i ofrohet Kuvendit të Kosovës
Bashkësia ndërkombëtare, së bashku me Qeverinë e Kosovës, duhet të hartojnë një strategji të qartë për kthimin e refugjatëve nga vendet perëndimore në Kosovë
Pas një dite debati shterues për Programin e Qeverisë për reformimin e pushtetit lokal dhe replikave të shumta për përmbylljen e kësaj çështje, është arritur kompromis i grupeve parlamentare që Qeveria, sipas afatit që do ta përcaktojë Kryesia e Kuvendit të Kosovës, t’i inkorporojë vërejtjet e debatit parlamentar dhe materialin e plotësuar t’ia kthejë Parlamentit për shqyrtim. U shqyrtuan katër projektligje dhe u miratua Rregullorja e Punës së Kuvendit.
Kreu i legjislativit të vendit ka shprehur kënaqësi për raportet e mira ndërmjet të dy vendeve, sidomos për pranimin ditë më parë nga Qeveria greke të dokumenteve dhe të tagrave të UNMIK-ut. Në takimin miqësor dhe shumë të përzemërt, Daci dhe Kanellos kanë sheshuar edhe mundësit e gjera të bashkëpunimit të frytshëm ekonomik ndërmjet të dy vendeve, sidomos me veriun e Greqisë.
Projektligji për procedurat administrative pasurim i legjislacionit të Kosovës dhe shkëputje nga sistemi juridik i një shteti të huaj. Në rast konflikti të kompetencave, për çështjen të vendos kryetari i komunës dhe jo gjykata, siç thuhet në projektligj