Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim

Komisioni, në kuadër të fushëveprimit dhe të përgjegjësive, i shqyrton të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me fushën e bujqësisë, sigurimit dhe sigurisë së ushqimit, pylltarisë, zhvillimit rural, mbrojtjes së mjedisit, ujërave, planifikimit hapësinor, ndërtimit, banimit, kadastrit, transportit rrugor, hekurudhor, ajror, detar dhe sigurisë në rrugë.

Kalendari i aktiviteteve të komisionit

e premte, 10:00 01 Mars 2024
Salla N302

Mbledhja e komisionit

Procesverbali
Rendi i ditës
e martë, 13:00 06 Shkurt 2024
Salla C203

Mbledhja e komisionit

Procesverbali
Rendi i ditës
e martë, 13:00 30 Janar 2024
Salla N302

Mbledhja e komisionit

Procesverbali
Rendi i ditës

Përbërja e komisionit

Stafi mbështetës i komisionit

Bajram

Badivuku

Koordinator

Tel: 038 200 10 638

Mob: 044 942 703

[email protected]

Ylber

Sherifi

Zyrtar i lartë i fushës

Tel: 038 200 10 655

Mob: 044 345 369

[email protected]

Dokumentet e komisionit

e mërkurë 16 Shkurt 2022

Plani i punes 2022

e mërkurë 16 Shkurt 2022

Raporti i punës per vitin 2021

e mërkurë 25 Janar 2023

Raporti i punës për vitin 2022

FUSHËVEPRIMTARIA

Fushëveprimi i këtij komisioni përfshinë:

  • Angazhimin për përcaktimin dhe përcjelljen e politikave të zhvillimit të bujqësisë, pylltarisë, sigurimit dhe sigurisë së ushqimit, zhvillimit rural, mjedisit, planifikimit hapësinor dhe infrastrukturës;
  • Angazhimin për konceptimin e strategjisë së përgjithshme për zhvillimin e bujqësisë, sigurimit dhe sigurisë së ushqimit, pylltarisë, zhvillimit rural, mjedisit, planifikimit hapësinor dhe infrastrukturës, duke përcjellë modelet më të avancuara bashkëkohore nga këto fusha;
  • Shqyrtimin e nivelit të zbatimit të programit të Qeverisë në fushën e bujqësisë, sigurimit dhe sigurisë së ushqimit, pylltarisë, zhvillimit rural, mjedisit, planifikimit hapësinor dhe infrastrukturës dhe i jep rekomandime Kuvendit;
  • Bashkëpunimin me komisionet e tjera të Kuvendit, në veçanti, me Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, kur është fjala për financimin dhe për menaxhimin e programeve nga Qeveria;
  • Shqyrtimin e legjislacionit të fushëveprimit të tij;
  • Ndërmarrjen e nismave legjislative;
  • Shqyrtimin e projektbuxhetit dhe rishikimin e buxhetit të ministrisë së resoreve përkatëse dhe i rekomandon Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrtimin dhe miratimin e tij në Kuvend, duke i përfshirë edhe amendamentet;
  • Mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve të fushëveprimit të tij;
  • Shqyrtimin e çështjeve të tjera të përcaktuara me këtë Rregullore dhe të çështjeve, të cilat me vendim të veçantë të Kuvendit, i barten këtij komisioni.

 

Për ushtrimin e funksioneve, Komisioni bashkëpunon me ministritë e resoreve përkatëse, me të gjitha ministritë e tjera, nga të cilat mund të kërkojë të dhëna konkrete, duke i përfshirë këtu edhe raportet e drejtpërdrejta të ministrave ose të personave të tjerë përgjegjës, kur kjo kërkohet nga komisioni.