Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal

Komisioni, në kuadër të fushëveprimit dhe të përgjegjësive, i shqyrton të gjitha çështjet që lidhen me funksionimin e shërbimeve civile, të administratës lokale, të mediave dhe zhvillimit rajonal.

Kalendari i aktiviteteve të komisionit

e mërkurë, 11:00 07 Shkurt 2024
Salla N10

Mbledhja e komisionit

Procesverbali
Rendi i ditës
e enjte, 09:30 14 Dhjetor 2023
Salla N10

Mbledhja e komisionit

Procesverbali
Rendi i ditës
e enjte, 11:00 07 Dhjetor 2023
Salla N302

Mbledhja e komisionit

Procesverbali
Rendi i ditës

Përbërja e komisionit

Stafi mbështetës i komisionit

Drita

Morina

Koordinatore

Tel: 038 200 10 641

Mob: 044 127 823

[email protected]

Mirjeta

Heta

Zyrtare e lartë e fushës

Tel: 038 200 10 662

Mob: 044 209 265

[email protected]

Dokumentet e komisionit

(Nuk ka dokumente)

FUSHËVEPRIMTARIA

Fushëveprimi i këtij Komisioni përfshin:

 

  • Shqyrtimin, përcaktimin dhe koordinimin e politikave të punë për një shërbim objektiv civil për të gjithë qytetarët, pa dallime, mbi bazën e objektivitetit, të profesionalizmit dhe të përgjegjësisë;
  • Projektet e aftësimit dhe të ngritjes profesionale të kuadrove për shërbimin civil;
  • Propozimin e masave për ofrimin e shërbimeve të inxhinierisë dhe të menaxhimit të ndërtesave;
  • Propozimin e masave për administrimin e sistemit të pagesave dhe listën e pagave të shërbimit civil;
  • Shqyrtimin e standardeve për shërbimet e teknologjisë informative, që duhet përdorur;
  • Shqyrtimin e implementimit të politikës së punës për sigurimin e shërbimeve të furnizimit në përputhje me rregullat dhe me procedurat e përcaktuara;
  • Shqyrtimin e çështjeve për administrimin dhe regjistrimin e OJQ-ve;
  • Shqyrtimin e çështjeve me rëndësi për mbledhjen, mirëmbajtjen, analizën dhe për publikimin e statistikave zyrtare;
  • Shqyrtimin e çështjeve për administrimin dhe për mirëmbajtjen e sistemit kadastror;
  • Mbikëqyrjen e administratës lokale dhe funksionimin e pushtetit lokal;
  • Shqyrtimin e legjislacionit të fushëveprimit të tij;
  • Shqyrtimin e listës së anëtarëve për Komisionin e Pavarur për Media dhe për Bordin e Mediave Publike;
  • Shqyrtimin e projektbuxhetit dhe rishikimin e buxhetit të ministrisë së resorit përkatës dhe i rekomandon Komisionit për Buxhet dhe Financa, shqyrtimin dhe miratimin e tij në Kuvend, duke përfshirë edhe amendamentet;
  • Mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve të fushëveprimit të tij;
  • Shqyrtimin e çështjeve të tjera, të përcaktuara me këtë Rregullore dhe të çështjeve, të cilat me vendim të veçantë të Kuvendit i barten këtij Komisioni.

 

Për ushtrimin e funksioneve të tij, Komisioni bashkëpunon me ministrinë e resorit përkatës dhe me të gjitha ministritë e tjera, nga të cilat mund të kërkojë të dhëna konkrete, duke i përfshirë edhe raportet e drejtpërdrejta të ministrave ose të personave të tjerë përgjegjës, kur kjo kërkohet nga Komisioni.