Kuvendi i Republikës së Kosovës

Kuvend i hapur – pjesëmarrje qytetare

Kuvendi i Republikës së Kosovës është i hapur për të gjithë qytetarët e vendit e të huaj.

Vizitat e tyre në ndërtesën e Kuvendit, ndjekja e mbledhjeve plenare, njohja me organizimin, punën dhe funksionimin e Kuvendit, paraqesin një aktivitet të dendur në punën e tij.

Nxënësit filloristë dhe ata të shkollave të mesme, janë target-grupi kryesor, i cili zë vend në aktivitetet publike që zhvillon Kuvendi.

Mijëra nxënës, por edhe qytetarë të grup moshave të tjera, vizitojnë Kuvendin gjatë një viti.

Nën moton “Dyert e hapura të Kuvendit”, Kuvendi organizon së paku tri ngjarje të tilla për qytetarët brenda një viti:

1 Qershori – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Bashkatdhetarët në Kuvend (22-23 korrik)

15 Shtatori – Dita Ndërkombëtare e Demokracisë 

Nëse doni të zhvilloni një vizitë në Kuvend dhe të njiheni me punën e përfaqësuesve tuaj të zgjedhur, ndiqni këtë procedurë:

http://www.kuvendikosoves.org/shq/per-publikun/sherbimet/vizita-ne-kuvend/