Kuvendi i Republikës së Kosovës

Dëgjim publik mbi nismën legjislative “Projektligji për kriptovaluta”

04.08.2021

Sot, grupi punues i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, kryesuar nga Mimoza Kusari-Lila, mbajti dëgjim publik mbi nismën legjislative “Projektligji për kriptovaluta”. 

Në këtë dëgjim publik, pjesëmarrës ishin përfaqësues të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, përfaqësues nga Bankës Qendrore e Kosovës, të Këshillit Investitor Evropian, si dhe shumë palë të tjera të interesit, të cilët shpalosën idetë dhe njohuritë e tyre mbi kriptovalutat.

Në mbledhje kishte diversitet mendimesh mbi mënyrën e funksionimit të kriptovalutave, duke u bazuar në përvojat e tyre personale, gjë e cila ishte mjaft e rëndësishme për grupin punues të kësaj nisme legjislative.

Kjo mbledhje u përmbyll me kërkesën e kryesueses së grupit punues për palët e interesit, që të gjitha informatat të cilat ata i posedojnë e që lidhen me konceptin e kriptovalutave, t’i dërgojnë në adresë të Komisionit për Ekonomi, Industri dhe Tregti, në mënyrë që të analizohen në përpikëri dhe t’i hapet rrugë avancimit të kësaj nisme legjislative.