Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mbajti mbledhjen e radhës

25.05.2021

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, nën drejtimin e kryetarit Ferat Shala, mbajti sot mbledhjen e radhës, në të cilën shqyrtoi një varg çështjesh nga fushëveprimtaria e tij. 

Kështu, komisioni shqyrtoi Vendimin e Qeverisë nr.06/09 datë 26.04.2021, për kryetar dhe anëtarë të Bordit të Autoritetit Rregullativ për Komunikimeve Elektronike dhe Postare – ARKEP – me material shtesë, duke i dhënë mbështetje me votë, me rekomandimin për miratim në seancë plenare. 

Në vazhdim, komisioni formoi panelet për zhvillimin e procesit të intervistimit për zgjedhjen e “Drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit” dhe “Kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit”. 

Në këtë mbledhje u shqyrtua gjithashtu edhe raporti vjetor i Agjencisë Kosovare të Privatizimi (AKP) për vitin 2020. 

Pas shqyrtimit dhe diskutimeve, me shumicë votash nuk u miratua raporti dhe u kërkua shkarkimi i Bordit të AKP-së.