Kuvendi i Republikës së Kosovës

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mbajti mbledhjen e radhës

05.08.2021

Sot, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, kryesuar nga Jeta Statovci, nënkryetare, mbajti mbledhjen e radhës, duke proceduar me pikat e parapara për rend të ditës.

Në këtë mbledhje, anëtarët e komisionit shqyrtuan dhe miratuan raportin e grupit punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për shoqëritë tregtare.

Mbledhja vazhdoi me raportimin e të përfaqësuesve të NP KOSTT.

Mbledhja e komisionit u përmbyll me vendimin e anëtarëve të komisionit për t’u dhënë afat dy anëtarëve të bordit të NP KOSTT, të cilët aktualisht mbajnë dy pozita zyrtare publike, që deri nesër në orën 11:00, të përcaktohen për njërën prej pozitave zyrtare dhe të lirojnë pozitën tjetër.