Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në Akademinë Përkujtimore, të organizuar sot në Prishtinë nën përkujdesjen e kryeministrit Albin Kurti, në nderim të veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla, me rastin e 40-vjetorit të vrasjes së tyre.
Në Akademi ishin të pranishëm përfaqësues të shumtë të institucioneve shtetërore, si dhe familjarë të veprimtarëve.
Të pranishmëve me nga një fjalë rasti iu adresuan presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, mbesa e veprimtarit Jusuf Gërvalla, Nora Gërvalla, si dhe u lexua letra e veprimtares Saime Isufi.