Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Infrastrukturë

25.05.2021

Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Infrastrukturë, mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga Fitore Pacolli- Dalipi, kryetare.

Në këtë mbledhje të ftuar për raportim ishin Bordi mbikëqyrës i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës (AAC) dhe Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA). 

Kryetarja Dalipi-Pacolli, në fillim të takimit i njoftoi palët e ftuara në komision për qëllimin e takimit, lidhur me disa paqartësi në raportimet e mbledhjeve të kaluara nga AAC-ja. Dalipi-Pacolli, duke iu referuar këtij raporti kërkoj sqarime lidhur me ngecjet që kanë ndodhur në normalizimin e hapësirave ajrore mes shteteve fqinje, si dhe ngecjen e këtij projekti.

Të dyja palët e ftuara arsyetuan raportet e tyre duke dhënë sqarime në mbarëvajtjen e punëve dhe përgjegjësive që bien në fushëveprimet e këtyre institucioneve.