Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes

20.04.2021

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, kryesuar nga Bekë Berisha, kryetar i komisionit, u diskutua lidhur me përzgjedhjen e Komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Përkitazi me këtë çështje, pasi u dhanë sqarimet e nevojshme nga kryetari Berisha lidhur me mospërzgjedhjen e deritashme të Komisionerit, Komisioni u dakordua që Kuvendi të nisë sa më shpejt procedurat  për rishpallje të konkursit. Ata u pajtuan po ashtu që në panelin përzgjedhës të jenë të përfshirë të gjthë anëtarët e Komisionit. 

Në vijim, Komisioni diskutoi edhe disa çështje tjera që ndërlidhen me Planin e Punës së Komisionit.