Komisioni për Integrim Evropian mbajti sot mbledhjen e parë të sesionit vjeshtor, kryesuar nga Rrezarta Krasniqi, kryetare.
Në këtë mbledhje, komisioni së pari shqyrtoi e më pas miratoi raportin e punës për sesionin e kaluar të këtij viti.
Gjatë këtij takimi, është shqyrtuar, dhe përkrahur po ashtu, edhe Projektligji nr.08/L-109 për Kompensimin e Viktimave të Krimit, me amendamentet e komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.